LAJMI I FUNDIT:

Anulohen një pjesë e fluturimeve nga Shkupi për shkak të mjegullës!

Anulohen një pjesë e fluturimeve nga Shkupi për shkak të mjegullës!

Për shkak të mjegullës së dendur sot në mëngjes në aeroportin e Shkupit janë anuluar një pjesë e fluturimeve të planifikuara, ndërsa nuk është realizuar asnjë aterrim. Mjegull ka edhe në disa akse rrugore në shtet për çka është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri në 100 metra, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Sipas ueb faqes së aeroportit “Aleksandri i Madh” janë anuluar fluturimet për Vjenë, Zagreb dhe Stamboll, ndërsa me vonesë janë realizuar fluturimet për Dortmund dhe Bruksel. Tani për tani nuk ka aterrime, gjegjësisht është anuluar aterrimi në fluturimin e mëngjesit nga Stambolli, ndërsa aeroplanët e Austrian erlajns dhe Lufthanza nga Vjena janë kthyer mbrapa. /Telegrafi/