LAJMI I FUNDIT:

Gazetari sulmohet dhe nxirret me dhunë nga salla nga pjesëtarët e sigurimit, derisa po i bënte një pyetje Marine Le Pen (Video)

Gazetari sulmohet dhe nxirret me dhunë nga salla nga pjesëtarët e sigurimit, derisa po i bënte një pyetje Marine Le Pen (Video)

Në internet është shfaqur një video në të cilën shihet se si pjesëtarët e sigurimit në një sallë konferencash, e nxjerrin jashtë një gazetar i cili i kishte shtruar një pyetje lideres së Frontit Nacional, Marine Le Pen.

Siç raporton Reuters, ende nuk dihet se çfarë e kishte shkaktuar këtë incident në hapësirën e Kongresit, ku Marine Le Pen ishte rrethuar nga gazetarët dhe kameramanët të cilët po përcillnin fushatën e saj zgjedhore, transmeton Telegrafi.

Ai në ato momente dëgjohet duke e pyetur Le Pen, nëse truproja i saj ishte asistenti i saj parlamentar.


Në video shihet se si gazetari Pol Larutur nga programi satirik Quotidien nga televizioni TMC bërtet: Më lëshoni… ku është liria e shtypit”, derisa sigurimit po e largonte nga salla.

Në Frontin Nacional kanë bërë të ditur se kjo parti nuk është përgjegjëse për nxjerrjen me dhunë të gazetarit nga forumi në të cilën ishte prezente liderja e kësaj partie, dhe se këtë gjë e kanë bërë anëtarët të sigurimit të sallës.

Por këtë gjë e kanë demantuar zyrtarët e sallës, duke thënë se sigurimi i tyre nuk ka vepruar në atë zonë. /Telegrafi/