Kini kujdes, jua punon pas shpine: Tri dëshmi që nuk mund t’i besosh kolegut të punës!
Keni ndjenjën që kolegut në punë thjesht nuk mund t’i besoni?
Në vazhdim lexoni cilat janë shenjat të cilat tregojnë dyshimin tuaj.
1. Merr të gjitha meritat për punën (e përbashkët)
Nuk ka person i cili në ambientin e vet të punës së paku një herë nuk ka takuar ndonjë koleg, i cili pa kurrfarë problemi i ka marrë të gjitha meritat për diçka që ka qenë punë ekipore apo në diçka që fare nuk ka marrë pjesë. Kur kolegu idetë tuaja personale i prezanton si të vetat, kjo është shenjë për alarm, thotë psikologia Niki Martinez.
2. Nuk është lojtar ekipor
Kompetenca e shëndetshme është e dëshirueshme te çdo punëtor dhe nuk ka asgjë të keqe në atë që dëshironi të bëheni më i mirë në punën tuaj. Mirëpo, është me rëndësi në gjithë këtë të mbetesh lojtar ekipor, ndërkaq nëse kolegu yt gjithmonë injoron ekipin dhe punon ekskluzivisht për veten, kjo në një moment të caktuar mund të bëhet problem, transmeton Telegrafi.
Me personin i cili është i fokusuar vetëm në veten e vet dhe në përfitimin e vet personal është e vështirë të vendosësh marrëdhënie kolegjiale me besim të plotë, ndërkaq nëse midis jush nuk ka besim, atëherë atmosfera e punës bëhet e pakëndshme.
3. Shpesh e kapni në gënjeshtër
Gënjeshtrat rrënojnë unitetin dhe krijojnë dyshim midis kolegëve, ndërsa pikërisht kjo është njëri ndër sulmet e papërmirësueshme të besimit.
Disave sinqeriteti në vendin e punës u është jashtëzakonisht i rëndësishëm, derisa të tjerëve nuk u intereson fare dhe janë të gatshëm të gënjejnë.
A e keni ditur?
… që sipas hulumtimeve, njëri ndër problemet më të mëdha në ambientin e punës është pranimi i kritikës konstruktive?
Kush punon, edhe gabon. Të gjithë përballemi me sfida në punën tonë dhe bëjmë gabime. Ndonjëherë nuk i vërejmë vetë, por për dështimet do të na tregojnë kolegët.
Natyrisht, do t’u jemi falënderues kolegëve, sepse kështu mësojmë të bëhemi më të mirë.
Disa njerëzve pranimi i kritikës konstruktive apo tregimi për gabimin e bërë thjesht nuk u është edhe ana më e fortë, ndërkaq me personat të cilët nuk dëshirojnë të pranojnë ndihmën e kolegëve është e vështirë të bashkëpunohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Asnjëherë mos i vendosni këto sende në koshin e plehrave
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite