Telekomi i Kosovës ka realizuar të enjten, thirrjen e parë telefonike me kodin +383, duke vlerësuar atë si hapin e parë drejt zbatimit të marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa tha se zbatimi i marrëveshjes së kodit shtetëror, bën identifikimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
“Të gjithë e dimë që kemi tre kode në shfrytëzim, 377, 381 dhe 386. Me zbatimin e kodit të rigradualisht do të vjen deri tek eliminimi i kodeve tjera, për çka sot dua të jap një premtim publik që deri në fund të këtij viti kodi 381 për Kosovën nuk do të ekzistojë më”, tha Mustafa.
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës kanë theksuar në dhjetor të vitit të kaluar se pas më shumë se 5 vjet bisedimesh Kosova është bërë më Kodin e saj telefonik, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacionin. Marrëveshja u arrit në fund të vitit të kaluar, ndërkohë që kryeministri Isa Mustafa e cilësoi si një të arritur të rëndësishme sepse “me ndarjen e kodit telefonik ndërkombëtar forcohet sovraniteti dhe subjektiviteti i shtetit”.
Kodi +383 është thënë se me fillimin e zbatimit do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse, të cilët veprojnë në Republikën e Kosovës, ndërsa kodet aktuale që përdoren nga operatorët do të përdoren në mënyrë paralele për një kohë deri në zbatimin e plotë të kodit +383, në mënyrë që qytetarët të mos kenë pengesa në pranimin e thirrjeve hyrëse dhe dalëse.
Ky proces, siç kanë deklaruar kohë më parë autoritetet e Kosovës, do të marrë kohë nga një deri në dy vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025