LAJMI I FUNDIT:

DPHM konfirmon dallimet në nivelin e ujit në Liqenin e Ohrit

DPHM konfirmon dallimet në nivelin e ujit në Liqenin e Ohrit

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është -11 centimetra, e jo -17 siç tregonte tabela informative e vendosur në stacionin e matjes së ujit në Ohër. Këtë e konfirmoi ekipi i hidrologëve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), të cilët kanë kryer kontroll të instrumenteve dhe nivelit të ujit në stacionin e matjes së ujit, pasi banorët e Ohrit dhe Enti Hidrobiologjik reaguan për nivelin e ujit në Liqenin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me kontrollin e nivelit të ujit u konfirmua se niveli i liqenit ka qenë 4 centimetra nën minimumin e lejuar. Ky informacion është dërguar deri te ELEM, ndërsa prej atje reaguan me ulje të derdhjes në Strugë. Për lexim më të mirë, megjithatë, dje është bërë zëvendësim i binarit të matjes së ujit, ndërsa u qasëm edhe drejt pastrimit të pusit ku gjendet sensori matës nga stacioni automatik”, informojnë nga DPHM.

Ata gjithashtu theksojnë se kanë për detyrë t’i monitorojnë nivelet e ujit dhe të rrjedhave të ujit dhe liqeneve dhe nëse vërehen lëshime të caktuara, të reagojnë dhe ato të rregullohen./Telegrafi/