Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK, se të gjitha produktet e qumështit janë shumë cilësore dhe nuk ka nevojë të hutohen qytetarët në këtë aspekt.
Ai tha se sigurimi i produkteve të qumështit është në nivel dhe e kontrolluar nga ana e Institucioneve të vendit.
Sipas tij, Industria e qumështit është lidere në vendin tonë, kjo falë angazhimit si nga ana e institucioneve të vendit po ashtu edhe ata të Bashkimit Evropian. Pra secili produkt i qumështit është konform standardeve ndërkombëtare.
Sa i përket dilemave që janë shfaqur ditët e fundit për produktet e qumështit, ai tha se nuk janë një realitet. “Produktet e deklaruara janë të kontrolluara dhe nuk ka nevojë për huti për qytetarët”.
Ai tha se më mirë është të përdoren prodhimet vendore kur dihet se brenda ditës ai arrin te konsumatori, sesa nga importi kur dihet se në cilën rrugë vijnë dhe sa kohë mund të qëndrojë i paketuar ai.
Sipas tij, AUV-ja merr mostrat dhe analizon cilësinë e prodhimit të qumështit për të parë nëse është në rregull, kjo sipas tij nuk bëhet me disponime të njerëzve por që agjencia e ka kohën e vet të marrjes së mostrave dhe jo në bazë të dëshirave të individëve.
Ai tha se nëse hasin vetëm një dyshim të vogël të cilësisë jo të mirë të këtyre produkteve atëherë meren masa. Ai siguroi qytetarët se cilësia e produkteve të qumështit është shumë e mirë dhe nuk kanë nevojë për shqetësime apo dilema në përdorimin e tyre.
1.8 milionë vaj palme që është raportuar se hyn në Kosovë ai nuk e komentoi, por tha se nuk janë të qmendur prodhuesit që të përdorin vaj në masë të tejkaluar që të dëmtojnë shëndetin e qytetarëve të vendit, pra sipas tij, përpunimi deri në prodhim bëhet në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar.
Gjinovci tha se merren 20 mijë mostra në vit për të parë cilësinë e qumështit, dhe në momentin e dyshimit të ndonjë produkti të qumështit atëherë intervenohet.
Ai tha se rreth 5 milionë euro që janë dhënë nga Komisioni Evropian për vitin 2017/2018 për 3 projekte që janë duke u realizuar nga ana e AUV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit