LAJMI I FUNDIT:

Dënohen objektet hotelierike në Maqedoni për mosrespektim të ligjit të pirjes së duhanit

Dënohen objektet hotelierike në Maqedoni për mosrespektim të ligjit të pirjes së duhanit

47 objekte hotelierike janë dënuar për shkak të mosrespektimit të Ligjit për pirje të duhanin. Një pjesë e tyre do të paguajnë gjobë, kurse një pjesë e tyre do të mbyllen për një periudhë 7 ditore deri 15 ditore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Objektet hotelierike që dëshirojnë të ndajnë hapësirë për pirje të duhanit, do të duhet që t’i heqin xhamat nga terracat e tyre. Terraca mund të mbulohet me tendë, por duhet të jetë e hapur në tre anë.


Si reagim ndaj ligjit, është nisur një peticion virtual, ku kërkohet që të ndryashohet ligji. Duhanpirësit konsiderojnë se u bëhet diskriminim./Telegrafi/