LAJMI I FUNDIT:

Danimarka me ambasadorë për gjigantët e teknologjisë

Danimarka me ambasadorë për gjigantët e teknologjisë

Ministri i punëve të jashtme në Danimarkë, Anders Samuelsen, ka zbuluar planet për delegimin e një ambasadori i cili do të negocion me kompanitë teknologjike si Google, Apple dhe Microsoft. Ai ka deklaruar se këto kompani kanë fuqi të madhe dhe “ndikojnë në Danimarkë njejtë si shtetet e ndryshme”.

Samuelsen ka shtuar se ambasadori digjital do të punojë për të krijuar marrëdhënie më të mira mes Danimarkës dhe firmave teknologjike amerikane, të cilat janë rritur dhe janë bërë më të pasura se disa nga shtetet me të cilat vendi ka marrëdhënie diplomatike.

“Ne do të vazhdojmë të mbajmë lidhjet me shtetet, në mënyrë të zakonshme. Mirëpo, ne duhet të kemi lidhje më të forta me disa nga kompanitë që ndikojnë tek ne,” – deklaroi Samuelsen.


Politikat e reja të këtij shteti tashmë kanë filluar të japing fryte. Javën e kaluar, Facebook lajmëroi se planifikon të ndërtojë një qendër të të dhënave në qytetin danez, Odense. Minstria e jashtme deklaroi se marrëveshja me Facebook erdhi si një rezultat i negociatave tri-vjecare.