LAJMI I FUNDIT:

Istogu i erërave, bashkëpunim të qëndrueshëm me KEDS-in gjatë vitit 2016

Istogu i erërave, bashkëpunim të qëndrueshëm me KEDS-in gjatë vitit 2016

Rajoni i gjerë i Istogut, komunës në zonën perëndimore të Rrafshit të Dukagjinit, për shkak të pozicionit gjeografik rrëzë Bjeshkëve të Nemura njihet për erërat e fuqishme që fryjnë në këto anë.

Këto erëra jo rrallë kanë bërë dëme edhe në rrjetin elektrik. KEDS që ka trashëguar këtë rrjet të vjetëruar ka futur Istogun në prioritetet të investimeve pikërisht për këtë arsye.

Kryetari i kësaj komune, Haki Rugova thotë se gjatë vitit 2016, bashkëpunimi me këtë të fundit ka qenë i qëndrueshëm dhe investimet ishin të kënaqshme.


“Mund të them lirisht se në vitin 2016, KEDS-i ka sjellë investime serioze në komunën tonë. Veçojë këtu, investimet që janë bërë të Uçë, Cerkolez dhe zonat përreth. Pra gjithnjë flasim për projekte investive në përmirësimin e cilësisë së rrjetit dhe furnizimit stabil kualitativ me energji për ekonomitë tona”, shprehet Rugova.

Kreu i Istogut, që thotë se bashkëpunimi dhe takimet ishin të rregullta me zyrtarë të KEDS-it gjatë tërë vitit, shprehet i bindur se kjo kompani do të vazhdojë me projekte edhe gjatë 2017-tës.

“Projekte të tilla si ai në rajonin e fshatrave nga Uça, janë duke vazhduar edhe në fshatrat perëndimorë të komunës tonë. Me rrjet të ri, kabllo, trafo, shtylla dhe mjete përcjellëse që ndikojnë në tension stabil të energjisë, këtë vit kam marrë premtime se do të pajisen në tërësi edhe Vrella me fshatrat përreth, pastaj Kaliqani e të tjerë”, shton kryetari Rugova.

Ai më tej thotë se ka marrë premtime dhe zotime se edhe pjesa e qytetit do t’i nënshtrohet investimeve nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.

“Dua të veçojë këtu, për pjesën e qytetit, presim përfitime edhe nga shtrirja e kabllove të reja nëntokësore. Pse nëntokësore, e theksojë, meqë dihet se në anën tonë erërat dhe fryma janë të fuqishme, dhe zëvendësimi i kabllove ajrore me ato nëntokësore, do të thotë shumëfish, probleme më pak, për ne, për KEDS-in e mbi të gjitha për konsumatorin”, theksoi Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova.

Investimet në Istog do të vazhdojnë edhe gjatë këtij dhe kjo në kuadër të Master Planit për tërë Kosovën, konfirmon KEDS-i.

“Master plani është miratuar dhe KEDS vepron me të. Master Plani në nivel të vendit përfshinë edhe Komunën e Istogut me specifikat e veta që ka kjo anë”, deklaron zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala. /Telegrafi/