LAJMI I FUNDIT:

E veja e George Best thotë se fantazma e tij po ia lëviz gjësendet nëpër shtëpi

E veja e George Best thotë se fantazma e tij po ia lëviz gjësendet nëpër shtëpi

E veja e George Best, Alex, thotë se fantazma e burrit të saj ia lëviz gjësendet dhe i ndez dritat në shtëpinë e saj në Surrey.

Çelësat e fshehur dhe telefoni i humbur janë tjetër vepër e fantazmës së legjendës së Manchester Unitedit – pohon 44-vjeçarja.


Ish-modelja thekson se një person që kontakton me fantazmat (‘medium’) i ka thënë se burri i saj e ka dashur aq shumë, saqë nuk është i gatshëm të largohet krejtësisht.

44-vjeçarja Alex mendon se çelësat dhe telefoni i saj zhduken shpesh nga fantazma e George

Njëherësh, Michael Codori – personi që merret me fantazmat, i ka thënë se prania e fantazmës së Best (i cili ndërroi jetë në vitin 2005 si pasojë e dështimit të organeve nga konsumimi i tepruar i alkoolit) e ka penguar atë që të dashurohet sërish.

Ajo është e bindur se George e ka ndjekur në dy shtëpitë e mëparshme dhe tashmë është mësuar “të jetojë me të” – transmeton Telegrafi.

“Ishte një befasi e këndshme ardhja e George. Michael më dha detaje nga një ngjarje shumë e veçantë dhe personale që e dinim vetëm George dhe unë. Ishte nga koha kur dolëm bashkë për herë të parë”, ka thënë Alex për The Sun duke treguar se nga ky moment filloi t’i besonte atij.

Alex u martua me George në vitin 1995 dhe qëndruan bashkë për dhjetë vite

Ndryshe, anësori irlandez i kaloi vitet më të mira të karrierës së tij te Manchester Unitedi (1961-1974), klub me të cilin mes tjerash e fitoi Kupën e Evropës (sot Liga e Kampionëve) në vitin 1968. Irlanda e Veriut e ka quajtur lojtari më i mirë që e ka veshur ndonjëherë fanellën e kësaj përfaqësuese. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori