LAJMI I FUNDIT:

Moti në Maqedoni

Moti në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me mjegulla mesatare, do të fryejë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Në orët e pasditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të ketë kushte për reshje të borës në pjesën jugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -15 deri -4 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -2 deri -4 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 1 gradë celcius./Telegrafi/