LAJMI I FUNDIT:

“Fotoja me ushtarët që bënë shqiponjë është kurth i sigurimit grek”

“Fotoja me ushtarët që bënë shqiponjë është kurth i sigurimit grek”

Historiani Arben Llalla, i cili jeton në Maqedoni, hedh dyshime se fotoja me ushtarët që bënë shqiponjën në një repart ushtarak të Greqisë, është vepër e shërbimit ushtarak grek.

Sipas tij, kjo ka qëllim që të dëmtojë bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për disa çështje të nxehta.

Llalla shkruan në profilin e tij në Facebook se emrat e ushtarëve nuk u publikuan kurrë dhe se asnjë nga familjarët e tyre nuk reagoi gjëkundi.


“Fotoja e ushtarëve grek është realizuar nga zbulimi ushtarak i Greqisë për të dëmtuar bisedimet greko-shqiptare që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti çështja çame. Këto bisedime kanë për qëllim anëtarësimin e Shqipërisë në BE, në vitin 2022-2023.

Kush është njeriu që shkrepi foton? Fotoja u shpërnda në orën 17.23 nga dy adresa FB që i kontrollon Sigurimi grek, më tej foton e shpërndau një publicist shqiptar që është njeri i afërt i Dules dhe pret të fitojë shtetësinë greke në maj, e më tej ky publicist shqiptar do largohet për në SHBA.

Pas dy orësh, adresat e FB-së që shihen në foton e parë, Nikos Blaugrana dhe ‘Miqtë e Vladimir Putinit’ dhe të publicistit shqiptar, e hoqën foton sepse misioni u quajt i realizuar.

Fotoja e shtatë ushtarëve grek është bërë në kafenenë e repartit, pra vend publik, shihet qartë TV, pija, cigaret, zyrat e shefit, etj.

Përse mediet greke dhe shqiptare nuk kanë botuar emrat e ushtarëve dhe familjarët e tyre s’kanë dhënë asnjë deklaratë?

Shikoni FB shokët e Nikos Blaugranas janë Vangjel Dule, Fredi Beleri, OMONIA, Kristo Goxhi, Stavros Gjinos, etj. Ne disponojmë të dhëna të tjera rreth kurthit të ngritur nga sigurimi grek në bashkëpunim me minoritarët ekstremistë grek”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori