Zgjedhja e Trumpit e trimëroi Serbinë dhe e ndërlikoi mundësinë për paqe e siguri në Kosovë!
Aidan Hehir
Zgjedhja e Donald Trumpit si president në SHBA, ka krijuar shumë shqetësim në mbarë botën lidhur me paqen dhe sigurinë.
Shumë prej këtyre shqetësimeve lidhen me faktin se fushata elektorale e Trumpit është shoqëruar nga tentativat e tij për të krijuar një marrëdhënie të re me Rusinë. Ai ka komplimentuar disa herë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe duket i gatshëm ta lejojë Rusinë të bëjë ç’të dojë brenda sferës së saj të influencës.
Kjo sigurisht ka implikime serioze për paqen dhe sigurinë në vende si Lituania, Ukraina apo Polonia.
Trumpi ka sugjeruar se ai do ta rimendojë përkushtimin e SHBA-se ndaj NATO-s. Problemi që lind është se kjo organizatë e përbashkët e sigurisë ka qenë burim i paqes dhe sigurisë në shumë vende të Evropës Lindore. Një nga këto vende është Kosova. Që prej vitit 1999, KFOR-i ka qenë i vendosur në Kosovë dhe, sipas komunitetit shqiptar në Kosovë, ka patur një prezencë pozitive, ka krijuar stabilitet dhe është me siguri e vetmja forcë që pengon ndërhyrjen e dhunshme të Serbisë.
Nëse mendojmë për lidhjen e Serbisë me Rusinë dhe një lidhje potenciale të re midis Rusisë dhe Amerikës, atëherë duhet të themi se situata në Kosovë ka ndryshuar totalisht me zgjedhjen e Trumpit. Ekziston një mundësi që Serbia të mendojë se duke patur një aleat të madh si Rusia dhe duke qenë se Rusisë mund të mos i kundërvihet më SHBA-ja, ne mund ta ndryshojmë politikën tonë të jashtme dhe mund të bëhemi më agresivë dhe në lidhje me Kosovën më të përfshirë në punët e saj.
Nëse mendojmë për ngjarjet e dy javëve të fundit, për trenin i cili u ndal në kufi me sloganin “Kosova është Serbi”, së bashku më retorikën mjaft agresive të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i cili sugjeroi se nuk e përjashton përdorimin e forcës dhe se Kosova është Serbi, duket se Serbia po e mpreh retorikën e saj për të zbutur terrenin për një ndërhyrje të mundshme në Kosovë.
Shpresojmë që kjo mos të ndodhë, por nuk është ë nevojshme të jesh një gjeni për të kuptuar që ka një lidhje mes zgjedhjes së Trumpit dhe sjelljes së Serbisë. Problemi, siç shprehen edhe njerëzit në Kosovë, është se Serbia po kërkon një pretekst për të dërguar trupa, ose policinë në Kosovë, me justifikimin e “mbrojtjes së Serbëve” në veri të Mitrovicës. Nëse kjo ndodh, dhe Trumpi është në dilemë nëse dëshiron të ketë një marrëdhënie të mirë me Putinin apo të shpëtojë veriun e Kosovës, nëse dëshiron të mbështesë shqiptarët në Kosovë, fatkeqësisht mundësia është që Trumpi të jetë gati ta konsiderojë Kosovën si një çmim që duhet ta paguajë.
Problemi qëndron se nëse Serbia do të ndërhynte në veri të Kosovës, dhe KFOR-i të mos kundërpërgjigjet, atëherë normalisht komunitetit shqiptar do të revoltohej, gjë që do të çonte në kryengritje civile në Kosovë. Mund të targetohen Serbët e Graçanicës, sepse komuniteti shqiptar do të ndihej i braktisur.
Problemi mund të përshkallëzohej dhe mund të krijohej një situatë ku Serbia të justifikonte ndërhyrjen me këto ngjarje.
Shpresojmë që kjo të mos realizohet. Mbetet për t’u parë ç’do të ndodh, por sigurisht zgjedhja e Donald Trumpin e ndërlikon mundësinë për paqe dhe siguri në Kosovë.
(Autori është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Westminster. Ky shkrim u bë për ‘Foreign Policy’. Komenti i tij u transmetua ne emisionin “Të paekspozuarit”, të Ylli Rakipit)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty
Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sulmi i qenit, reagon Policia
Gjesti tallet me të pas daljes: Ku je more Xum, të ka rënë pulsi a?
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!