Disa javë pasi u rizgjodh në krye të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kryeprokurori Imer Beka është parë duke darkuar në ambientet e një restoranti me Sami Hamitin dhe njerëz të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Gjatë kësaj ndeje është shkrepur edhe një fotografi, e cila është publikuar në rrjetin social “Facebook”.
I kontaktuar nga KALLXO.com kryeprokurori Beka tha se nuk ka qenë darkë por vetëm fotografi e çastit.
“Unë nuk kam darku. Unë kam qenë në një tavolinë tjetër por kam shkuar ju kam folur aty dhe kemi bërë fotografinë”, tha Beka.
Kryeprokurori i Prishtinës për më tepër thotë se as nuk i njeh mirë ata me të cilët u fotografua. Arsyeja, sipas tij, pse shkoi aty ishte daja.
“Unë i njoh si fytyra publike por kam shkuar dhe ju kam folur se e kam pas dajën aty ulur”, tha Beka.
Beka tha se krejt procesi nuk ka zgjatur as edhe një minutë.
Por, për dallim nga kryeprokurori i Prishtinës, opinion tjetër ka personazhi tjetër i fotografisë, Sami Hamiti.
Sami Hamiti është këshilltar komunal nga radhët e LDK-së në Asamblenë e Prishtinës dhe anëtar i LDK-së në KQZ.
“Nuk është ai prokuror pasdite. E kam mik që 30 vite. Qitet njeri pas orës katër ku del edhe han bukë, edhe në bukë jeni duke na ndjekë. Lëreni atë punë dhe mos u bëni qesharakë. Njeriu para luftës ka punuar te presidenti Rugova dhe prej atëherë njihem me të dhe e kam mik shumë të mirë jashtë pozitës që e ka dhe jashtë politikës”, tha Hamiti.
Lidhur me faktin që pas ndërrimit të pushtetit në kryeqytet, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar disa dosje në Prokurorinë e Prishtinës lidhur me udhëheqjen e Komunës, Sami Hamiti tha se nuk i interesojnë ato dosje aspak.
Në shtator 2012, Sami Hamiti, në atë kohë kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, ishte arrestuar nën dyshimet për korrupsion.
Një muaj më vonë, Hamiti ishte liruar nga paraburgimi. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite