Dy kosovarë e lidhin “mysafirin” e tyre, e kërcënojnë me sëpatë dhe ia marrin paratë (Foto)
![Dy kosovarë e lidhin “mysafirin” e tyre, e kërcënojnë me sëpatë dhe ia marrin paratë (Foto)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/lidhur-492x396-e1485519758300-780x439.jpg)
Dy shqiptarë të Kosovës, kushërinj mes vete e kanë joshur një të njohur të tyre nga St.Galleni për të shkuar në Glarus, duke i premtuar që t`i shisnin marihuanë.
Pastaj ata, në një bodrum e kanë plaçkitur, lidhur dhe ia kanë mbyllur gojën.
Njëri nga sulmuesit nuk kishte të drejtë qëndrimi në Zvicër, pasi që ishte dëbuar që nga viti 2008, shkruan südostschweiz. Duke qenë në burg ai e kishte kërcënuar me vdekje një punëtor të Zyrës për Migracion.
Pak ditë më parë, shqiptarët e Kosovës, njëri 24 e tjetri 28 vjeç janë përgjigjur para gjyqit për grabitje dhe privim nga liria.
Personi i joshur, pasi kishte arritur në shtëpinë ku e kishin lënë të takoheshin ishte goditur nga dy “mikpritësit” aq shumë sa që ishte rrokullisur shkallëve për në bodrum, transmeton albinfo.ch.
Pastaj ata e kishin lidhur mysafirin në një karrige, ia kishin mbyllur gojën dhe e kishin frikësuar duke e kërcënuar me një sëpatë.
Atij ia kanë marrë paratë që kishte, 150 franga, një kartelë krediti (Visa), dhe një orë që kushtonte 240 franga. Veç kësaj, e kishin detyruar atë që t`ua tregonte numrin sekret të kartelës së bankës.
Pas një ore ata e kishin liruar, ndërsa katër ditë më vonë policia i kishte arrestuar dy kushërinjtë.
Por ndërsa 24 vjeçari ishte liruar ditën tjetër, kushëriri i tij 28 vjeçar vazhdon të mbahet në burg.
Deri në arrestimin e tij ai jetonte prej një viti e gjysmë ilegalisht në Zvicër, pasi që në vitin 2008, për shkak se kishte kryer disa delikte, ai ishte dëbuar, përcjell albinfo.ch. Po ashtu i ishte shqiptuar masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër për 9 vjet.
Gjatë burgut hetimor në Glarus ai e kishte kërcënuar një nëpunës të Zyrës për Migracion, duke i shkruar në një letër si vijon: “Ashtu sikurse ti, bir qeni, ma ke hedhur jetën në mbeturina, edhe unë do ta hedh jetën tënde në lum”. Unë do të të ndaj në 99 copë, ty, qen, ti je një nazist i madh, urryes i të huajve je ti! Vetëm prit, ti qen, se ti je i fortë në shkrim e unë jam i fortë nga krahët! Bir kurve”. Ndërsa në qelinë e tij në burg ai kishte rregulluar një armë shpuese nga druri.
Ndërsa si motiv për deliktin më të ri, lidhjen e personit nga St. Galleni, ai ka përmendur hakmarrjen.
Sepse “mysafiri” më parë, në vitin 2015 e kishte “përdhosur”, transmeton albinfo.ch. Por se në çfarë forme kishte ndodhur kjo përdhosje, nuk ishte sqaruar para gjyqit.
Prokurori ka kërkuar për 28 vjeçarin 36 muaj burg ndërsa për 24 vjeçarin 14 muaj me kusht. Të dy kanë pranuar veprën e tyre ndërsa vendimet gjyqësore ende nuk janë marrë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-Mand-780x439.jpg)
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
![Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-06_10-52-23-540-640x480-1-780x439.jpg)
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
![Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6.2.2025-e1738872637510-780x439.jpg)
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
![Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kur-pritet-pasardhesi-i-Lajcakut-te-nise-punen-per-dialogun-Kosove-Serbi-Insajderi.org_-780x439.jpg)
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër