Një grup i qytetarëve të Gjakovës kanë marrë iniciativë për të parandaluar ardhjen e të ashtuquajturve pelegrinë serbë, të cilët në dy data të ndryshme vizitojnë Kishën Ortodokse serbe që ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit.
Shkëndije Hoda, Sanije Berisha, Haxher Arllati Bytyqi, Mimoza Shala, dhe të tjerë qytetarë nga Gjakova, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve të cilat përmes një letër peticioni do t’i dërgohen institucioneve përkatëse vendore me kërkesë për parandalimin e vizitës së planifikuar për datën 5 maj 2017, të pelegrinëve serbë, e cila datë është e afërt me 7 majin që për qytetin e Gjakovës përkujton “Betejën e Çabratit”, nga lufta e fundit.
Shkëndije Hoda, i tha KosovaPress-it se deri të dielën do të mbledhin 1200 nënshkrime të cilat plotësojnë letër peticionin që do t’i dërgohet Komisionit për të drejtat e njeriut, Komunës së Gjakovës dhe Policisë së Kosovës, nga të cilët kërkohet që të mos u mundësohet vizita pelegrinëve serbë, në mesin e të cilëve ndodhen shumë persona që në luftën e fundit në Kosovë, ishin pjesë e masakrave dhe luftimeve në qytetin e Gjakovës.
Në udhëheqje të vizitorëve serbë është ish-kryetari i Gjakovës në kohën e regjimit serb, Gjokica Stanojeviqit, i cili mbetët në kujtimet e secilit qytetarë të Gjakovës që e përjetoi rëndë luftën e fundit.
“Kërkesa jonë mbështet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, që tregon nenet që nxisin dhe parandalojnë konfliktet. Aty edhe mbështet kërkesa jonë që të mos lejohet ardhja e njerëzve që kryen krime ndaj popullatës së pafajshme”, thotë Hoda. “A ju mjafton të ju flasim për krimet e rënda në familjen Vejsa, familjen Qerkezi, familjen Sharani, familjen Dana, familjet e terrorizuara e masakruara në rrugën e Çabratit, lagjen Qerim, Bllokun e ri, etj, etj. Të gjitha këto krime janë realiteti që kaluam e na bëjnë të zgjohemi e flemë për çdo ditë me sytë nga varrezat në Kodrën e Çabratit, fshatin Meje, Korenicë, etj.”, thuhet në fletë protestën e cila përcjell librin e nënshkrimeve të peticionit për parandalimin e ardhjes së personave që kryen krime në qytetin e Gjakovës.
“Ky reagim vjen nga mllefi i qytetarëve të Komunës së Gjakovës ndaj padrejtësive të cilët po na bëhen duke e arsyetuar ardhjen dhe lejimin e kriminelëve kriminelët serbë që të shëtisin në qytetin që e bënë hi, kudo, edhe në zemër e shpirt. A duhet Kryesuesit e Kuvendit Komunal t’u lejojnë hyrjen këtyre njerëzve të fshehur nën petkun “pelegrin”…! A duhet Qeveria e këtij populli të lejoj provokimet e tilla pikërisht në këtë qytet:, janë pyetjet që përcjellin letër protestën e qytetarëve të Gjakovës.
Me fjalët ”Apelojmë, të ndaloni me patjetër hyrjen e tyre në qytetin e Gjakovës”, përfundon fletë protesta e grupit të qytetarëve të Gjakovës, e cila me nënshkrimet e plotësuara do t’i dërgohet edhe Qeverisë së Kosovës në fillim të javës së ardhshme. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje