LAJMI I FUNDIT:

Ligji i pabarabartë për familjarët e viktimave civile

Ligji i pabarabartë për familjarët e viktimave civile

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka thënë se është një përqindje e vogël e familjarëve të viktimave civile që nuk kanë përfituar nga Ligji që ua siguron këtë të drejtë.

“Shumica i gëzojnë këto benifite, por janë disa grupe të margjinalizuara që nuk e gëzojnë këtë të drejtë. Ka shumë arsye, në vitin 2011 është marrë vendim nga Ministria e Punës, e cila e obligon këtë ministri që të mos pranoj aplikacione të reja rreth kësaj çështje”, tha Balakaj në emisionin Ora e Fundit.


Ai tha se një pjesë e familjeve serbe nuk kanë mundur ta realizojnë këtë të drejtë.

“Në ligj thuhet se këtë të drejtë e kanë vetëm familjarët e viktimave civile që janë vrarë ose zhdukur deri më 20 qershor 1999. Por është edhe një numër i viktimave civile të komunitetit serb që janë vrarë edhe pas kësaj periudhe dhe nuk mund ta gëzojnë këtë të drejtë”.

Familjarët e këtyre viktimave gëzojnë një pension prej 165 eurove.

“Shumica ë këtyre viktimave janë në gjendje të keqe ekonomike dhe iu duhen këto të holla”, tha Blakaj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori