Ditën e sotme është risjell në vëmendjen e publikut një foto e moderatores Floriana Garo duke u puthur me ish banoren e Big Brother, Ilda Gega.
Në shumë media rozë ajo është komentuar si “skandaloze” dhe është aluduar për një orientim homoseksual nga ana e prezantueses së “Jo vetëm modë.”
Opinion.al ka kontaktuar me Florianën për të sqaruar rrethanat dhe momentin e shkrepjes së kësaj fotografie.
Ajo e ka cilësuar si një foto artistike të bërë shumë kohë më parë, rreth viteve 2005-2006 dhe ka qenë e publikuar në forumet e asaj kohe.
“S’ka asnjë domethënie. Për atë foto janë bërë disa lajme para pak kohësh, ndërsa tani e kanë ripublikuar për disa klikime më tepër.”- është shprehur ajo për opinion.al.
Floriana ka treguar se me Ildën njiheshin atë kohë ndonëse sot nuk kanë ndonjë raport të ngushtë.
“Nuk bëhet kursesi fjalë për qasje homoseksuale nga ana ime.”- deklaron moderatorja.
Ajo ka theksuar faktin se mediat përdorin momentin kur një personazh është në vëmendje të publikut për të fituar sa më shumë klikime.
“Këto janë lajme për klikime. Ka shumë gjëra më të rëndësishme sesa zbulimi i tyre.”- ka përfunduar Floriana.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare