Një bari i zonës ka gjetur në fshatin Roms në Vlorë një kokë njeriu, të shkëputur nga trupi.
Ai ka njoftuar me urgjencë policinë, e cila ka konstatuar se koka e ndarë nga trupi kishte një vrimë.
Burime policore thonë se kafka e dekompozuar u gjet në fshatin Roms. Ajo u gjet në sipërfaqe.
Bariu ka deklaruar në polici se e ka gjetur atë në arë, teksa ka qenë duke kaluar. Nga të dhënat e para identifikimi duket i vështirë pasi pjesa e kafkës ka nisur dekompozimin.
Dyshohet se kafka i përket një trupi të varrosur vite me parë dhe mund të jetë nxjerrë nga kafshë të egra.
Nisur nga fakti që ka një vrimë, dyshohet për një ngjarje kriminale, raporton “News 24”.
Njoftimi i policisë
Ditën e djeshme rreth orës 13:55, në fshatin Karbunarë, në rrugën e vjetër të këtij fshati është gjetur një “kokë njeriu”, në një zonë të pyllëzuar.
Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se koka është e dekompozuar.
Priten ekzaminimet laboratorike në lidhje me identifikimin dhe të çdo detaji tjetër në lidhje me këtë ngjarje.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Jazbec: Koalicioni i ri do të ketë një shumicë shumë të madhe në Kuvend, është bazë e mirë për të përshpejtuar rrugën evropiane të RMV-së
Haradinaj-Stublla: Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri, ndali pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit
Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 3-vjeçarit në kopsht, nis hetimi ndaj edukatores në Tiranë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251