LAJMI I FUNDIT:

Westbrook spektakolar, realizon gjuajtjen vendimtare për fitore ndaj Utah Jazz (Video)

Westbrook spektakolar, realizon gjuajtjen vendimtare për fitore ndaj Utah Jazz (Video)

Lojtarë të mëdhenj bëjnë lëvizje të mëdha në momentet më të rëndësishme për ekipin e tyre dhe të hënën mbrëma në Salt Lake City ishte Russell Westbrok ai që i tregoi botës së basketbollit se është ai që po e mban mbi supe ekipin e tij me një tjetër performancë vendimtare.

Me Oklahoman që kishte aksionin e fundit pasi Gordon Hayward barazoi rezultatin 95-95 me treshe, ishte Westbrook ai që mori topin dhe dribloi me vetëbesim të plotë pas një blloku nga Steven Adams, për të realizuar një gjuajtje duke kërcyer mbi Gerge Hillin me 1.4 sekonda të mbetur në semafor.

Me këtë dy pikësh vendimtar Westbrook arriti 38 pikë bashkë me 10 kërcime dhe 10 asistime në 36 minuta lojë në atë që ishte triple double i tij i 22-të këtë sezon.


Ishte një moment gjatë takimit kur ai humbi 13 gjuajtj eradhazi, por në fund ai qëlloi katër nga gjashtë gjuajtjet, përfshirë edhe gjuajtjen vendimtare. /Telegrafi/