LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Faturimi paushall, padrejtësi ndaj konsumatorit

Jashari: Faturimi paushall, padrejtësi ndaj konsumatorit

Faturimi paushall i ujit nga Kompanitë furnizuese mbetet ende problem për konsumatorët në gjithë Kosovën. Kjo sipas Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, është në kundërshtim edhe me ligjin dhe të drejtat e njeriut.

Raporti lidhur me faturimin paushall të shpenzimeve të ujit, ka mbetur problem i pazgjedhur deri më tani, tha Jashari, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Ai insiston në atë se faturimi duhet të bëhet saktë, sepse ndryshe ka shkelje të drejtave të konsumatorit. “Kompanitë e uji sjellësit po vazhdojnë me faturimin paushall të shpenzimeve të ujit, kjo bëhet nga mungesa e kujdesitë kompanive ose mos vendosja e ujëmatësve, kur në disa raste është vështirë vendosja e këtyre”, thotë Jashari.


Autoriteti rregullativë duhet të tejkalojë këtë shkelje dhe të zbatoj ligjin dhe të mbroj konsumuesin, thotë ai.

Jazhari, thotë se është konstatuar se ka pas shkelje dhe kjo madje është pranuar edhe nga kompanitë. “Vlerësimi paushallë nuk është i saktë është keqpërdorim i faturimit që pa të drejtë i bëhet qytetarit, kjo paraqet shkelje të drejtëve të konsumatorëve”, thotë Avokati i Popullit.

Sipas tij, qytetarët kanë reaguar kundër faturimit paushall të shpenzimeve të ujit, që ka ndodh sistematikisht, kjo dukuri është vërejtur se është në një nivel të lartë në tërë Kosovën.
Nuk ka përllogaritje të saktë të ujit dhe në këtë formë pra ka shkelje të ligjit. Jashari kërkon nga kompanitë që sa më parë ky shqetësim i konsumatorëve të tejkalohet, kurse sa i përket dëmtimit të deritashëm, ai thotë se i mbetet konsumatorit të kërkojë të drejtat e veta ligjor.
Jashari insiston në arritjen e një marrëveshje në mes të konsumatorit dhe kompanive të furnizimit me ujë dhe faturimit të shpenzimeve. “Qytetarët me sa duket po interesohen gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e të drejtova të tyre, por edhe angazhimi ynë është i lartë, reagojmë edhe atëherë kur nuk ka ankesa të drejtpërdrejta të qytetarëve, por shkeljet i konstatojmë në bazë të shkrimeve dhe reagimeve në media”, thotë Jashari.
Sipas tij, shkeljet më të mëdha të drejtave të qytetarë janë para së gjithash në sistemin gjyqësor dhe administrim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori