Edhe pse ndodhemi në sezonin e gripit sezonal, mjekët thonë se nuk ka rrezik të përhapjes së epidemisë. Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjeku Sedet Lumani thotë se kemi një periudhë të qetë me raste sporadike të paraqitjes së gripit, edhe atë para se të uleshin temperaturat nën zeron.
“Në përgjithësi sivjet nuk ka pasur epidemi, ka pasur raste sporadike, në fillim kur ishte temperatura shumë e lartë, por hymë në sezonin e gripit, bile edhe disa ditë para sezonit. Sezoni i gripit fillon prej vitit të ri, diku prej janarit, dhe mbaron deri në fillimin e muajit maj. Momentalisht gjendemi në zonën e rreptësisë por nuk kemi shfaqur forma epidemike të gripit”, deklaroi mjeku Sedat Lumani.
Ndonëse institucionet kanë ndërmarrë aksione të dezinfektimit të disa prej shkollave, mjeku Sedat Lumani thotë se sëmundje ngjitëse nuk është vetëm gripi, andaj dezinfektimi dhe mirëmbajtja e higjienës duhet të bëhen në vazhdimësi.
“Higjiena kolektive mbahet gjatë gjithë vitit, jo vetëm gjatë sezonit të gripit, pasi kemi shumë sëmundje kontagioze tjera, të cilat kërkojnë dezinfektimin e ambientit, siç janë: shkollat, klasat, uzinat, punëtoritë, zyrat e ndryshme ku ka më tepër frekuencë të njerëzve, ato duhet të dezinfektohen të paktën çdo ditë, apo dy herë në ditë”, ka deklaruar më tej ai.
Në aspektin personal, mjeku Lumani apelon për kujdes në radhë të parë për higjienën personale. Duke u nisur nga ajo se sëmundja e gripit është ngjitëse, Lumani gjithashtu thotë se personat e infektuar, duhet të pushojnë dhe t’i shmangen kontaktit me njerëz tjerë gjatë periudhës që mjekësia e parasheh si fazë të shërimit. Megjithatë, Lumani thekson se preventiva më e mirë është marrja e vaksinës së gripit, e cila merret të paktën 40 ditë para paraqitjes së epidemisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës