LAJMI I FUNDIT:

Hanks kërkon nga të rinjtë të jenë më aktiv dhe të kenë kujdes me ushqimin

Hanks kërkon nga të rinjtë të jenë më aktiv dhe të kenë kujdes me ushqimin

Tom Hanks ka folur sërish për sëmundjen e tij dhe ashtu siç di të jetë ai, i sinqertë me veten, ka rrëfyer se “vuan nga diabeti sepse është një idiot”.

“Jam pjesë e një brezi amerikanësh dembelë, që përtonim edhe të ngriheshim e të kërcenim në ndonjë koncert e festë ku merrnim pjesë”, ka thënë ai për Radio Times.

“Unë në politikë? Më mirë do të punoj si aktor pa pagesë!”
Lexo po ashtu “Unë në politikë? Më mirë do të punoj si aktor pa pagesë!”

Aktori u diagnostikua në vitin 2013 me diabet të tipit 2, transmeton TCH.


“Më keni parë në rolet e mia të para besoj. Kam qenë shumë i shëndoshë dhe një idiot total!”, ka shtuar ai duke theksuar se ka menduar se mund të dobësohej nëse hiqte një pjesë të ushqimit të shpejtë.

Rrëfimin e tij, Hanks e bëri si pjesë të një fushate ndërgjegjësimi për brezin e ri për një jetë më aktive dhe një dietë më të shëndetshme.