Prokurori Special i EULEX-it, Paul Flyn përfundimisht e ka mbyllur historinë e aktakuzës së ngritur për një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEKO 10-391-11), ku akuzoheshin 6 persona, në mesin e tyre edhe drejtori operativ i KEK-ut, Njazi Thaçi dhe Hysni Hoxha, ish-kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit.
“Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është tërhequr aktakuza e KEK-ut me arsyetimin se nuk është vërtetuar dhe nuk ka pasur prova për asnjë pretendim se në këtë rast ka pasur shkelje ligjore apo dokumente të falsifikuara në dosjen e tenderit të KEK-ut. Në njoftimin për tërheqje të aktakuzës mes tjerash thuhet se: “Përgjatë dy viteve të zhvillimit të hetimeve, asnjë prej këtyre dëshmitarëve, që janë intervistuar nga Prokuroria, sikurse ata nga KEK-u poashtu edhe ata nga Operatorët Ekonomik që janë refuzuar gjatë procedurës tenderuese, nuk kanë ofruar asnjë provë konkrete për të vërtetuar se kishin pasur ose dëme ose realisht ndonjë dëm substancial material. Gjithashtu, kjo çështje nuk është shqyrtuar as nga Policia e as nga ekspertiza”, ka deklaruar Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli për Rtklive.
Pretendimeve për të cilat nuk gjeti fakte asnjë prokuror vendor e as ndërkombëtar, tashme u dha fund Prokurori Special I EULEX-it, Paul Flyn, kanë deklaruar edhe zyrtarët e lartë të KEK-ut
Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli, ka deklaruar se KEK-u përveç se po dëshmon se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik në vend, po tregon edhe transparencë. Sipas tij, kjo është edhe një dëshmi se, si KEK-u po ashtu edhe zyrtarët e saj gjithnjë kanë qenë bashkëpunues në këtë drejtim, andaj, ju sigurojmë se edhe tani e tutje do të jemi të gatshëm të përgjigjemi çdo kërkesë që vjenë nga organet përkatëse.
“Sidoqoftë, ne kemi deklaruar qysh në fillim të këtij procesi se sipas dokumentacionit që ne kemi pasur në posedim, në këtë rast KEK-u ka shpërblye operatorin ekonomik, i cili i ka qenë me çmim dukshëm më të lirë dhe i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara në dosjen e tenderit. Këtë e ka vërtetuar edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) si organ i vetëm ekzekutiv dhe më kompetent juridik për këtë çështje. Për më tepër, kemi poseduar edhe konfirmimin nga menaxheri i projektit se kontrata është realizuar konform kushteve të parapara më kontratë”, ka thënë Bucolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'