LAJMI I FUNDIT:

BE: Ngjarjet e ditëve të fundit, nevojë për rritje të përkushtimit për dialog

BE: Ngjarjet e ditëve të fundit, nevojë për rritje të përkushtimit për dialog

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë theksuar se progresi në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë ka “rëndësi të madhe”.

Këto komente vijnë një ditë para se në Bruksel të zhvillohet edhe një rund i dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.


Mëtutje, në konferencën e sotme për gazetarë në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha se në takimin e nesërm Kosovë – Serbi, do të marrin pjesë kryeministrat dhe presidentët e të dy vendeve.

“Siç kemi thënë javën e kaluar, zhvillimet gjatë disa ditëve të kaluara e theksojnë nevojën e përkushtimit dhe angazhimit të shtuar nga të dy palët nëpërmjet dialogut”, tha Kocijançiq.

Mëtutje, ajo është shprehur se “është krejtësisht e qartë se progresi në normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë madhore” dhe ka shtuar se “kjo vlen për të dy palët, dhe për Bashkimin Evropian në tërësi”.

Zëdhënësja Kocijançiq tha se “të dy palët kanë shprehur përkushtim për dialog dhe ne presim se ky përkushtim do të vazhdoj, përfshirë implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori