LAJMI I FUNDIT:

Mësuesi hero: Shpëton dhjetëra nxënës, por nuk arrin të shpëtojë fëmijët e tij

Mësuesi hero: Shpëton dhjetëra nxënës, por nuk arrin të shpëtojë fëmijët e tij

Një mësues është kthyer në heroin e të gjithëve, pasi arriti të shpëtonte disa fëmijë. Mirëpo, për fat të keq ai nuk ia doli të shpëtonte fëmijët e tij.

György Vigh, mësuesi i edukimit fizik, udhëtonte me bashkëshorten Erica, djalin Balazs dhe vajzën adoleshente Laura, kur autobusi u rrëzua në afërsi të Veronës, mbrëmjen e së premtes.


Autobusi, po kthente fëmijë shkolle, mësues dhe prindër në Budapest, pas një udhëtimi në alpet franceze. Ai doli jashtë rruge, u përplas me barrierat mbrojtëse dhe u përfshi nga flakët.

16 persona, pjesa më e madhe nxënës, humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën. György, mësues në shkollën Szinyei Merse Pál në Budapest dhe bashkëshortja e tij, shpëtuan dhjetëra nxënës që të shokuar nga aksidenti, nuk mundeshin të lëviznin.

Çifti, u kthye në mesin e flakëve për të tërhequr jashtë nxënësit dhe gjatë aktit heroik të tyre, Gyoergy dhe Erika pësuan djegie të shumta. Por, fatkeqësisht, çifti nuk mundi të shpëtonte fëmijët e tyre. Erika tregon se vajza e tyre ishte ulur më të dashurin dhe në momentin e aksidentit ata po flinin.

Ajo rrëfen se u përpoq të gjente Laurën por ajo ishte e bllokuar nën sedilje dhe nuk kishte mundur ta nxirrte. Nëna e traumatizuar thotë se u përpoq, por zjarri ishte përhapur shumë shpejt, dhe gjithçka kishte marrë fund para syve të saj. Edhe djali 30 vjeçar i çiftit, Balazs, është mes viktimave. György dhe Erika u trajtuan në një spital në Verona dhe më pas, me një avion shtetëror, u kthyen në Budapest. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori