LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një femër në Malishevë

Zhduket një femër në Malishevë
Foto: Ilustrim

Një qytetar ka raportuar në stacionin policor të Malishevës për zhdukjen e motrës.

Sipas ankuesit, motra e tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Në raportin e përditshëm policor njoftohet se rasti është lajmëruar dje rreth orës 12:00.


Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.