LAJMI I FUNDIT:

Panair ndërkombëtar për arsim dhe gjuhë të huaj do të mbahet në Shkup

Panair ndërkombëtar për arsim dhe gjuhë të huaj do të mbahet në Shkup

Panairi ndërkombëtar për arsim dhe gjuhë të huaj sot do të mbahet në Muzeun e luftës maqedonase, nën organizimin e agjencisë së specializuar për udhëtime edukative – Edu Travel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Panairi do të jetë informativ, ndërsa pjesëmarrësit janë përfaqësues nga shkollat e Britanisë së Madhe, Austrisë, Zvicrës dhe Bullgarisë, të cilët para të pranishmëve do t@i promovojnë programet e tyre për të rinjtë nga Maqedonia”, deklaruan nga Edu Travel, e cila e organizon panairin së bashku me komppaninë CUB nga Beogradi.

Panairi i parë është emëruar CUB EDUCO 2017 dhe sipas paralajmërimeve në plan është të bëhet tradicional dhe çdo vit të rritet numri i pjesëmarrësve nga vendet e huaj./Telegrafi/