LAJMI I FUNDIT:

Mund t’i zë një veturë, “vlejnë” sa 3.6 miliardë njerëz: Tetë miliarderë kanë pasuri sa gjysma e popullsisë në botë

Mund t’i zë një veturë, “vlejnë” sa 3.6 miliardë njerëz: Tetë miliarderë kanë pasuri sa gjysma e popullsisë në botë

Tetë biznesmenët më të pasur në botë zotërojnë – sipas organizatës humanitare Oxfam – po aq para sa gjysma e popullsisë së botës, pra 3.6 miliardë vetë.

Në raportin e saj, Oxfam bën thirrje për një ndreqje të asaj që përshkruhet si një deformim ekonomik, i cili u lejon tetë miliarderëve të zotërojnë kaq pasuri.

“Pabarazia nuk është vetëm të mbash miliona njerëz në varfëri; ajo po copëton shoqërinë tonë dhe po helmon politikën tonë”, ka thënë Mark Goldring, shefi ekzekutiv i Oxfam-it. “Është përtej groteskes që një grup i vogël njerëzish që mund t’i zë brenda një makine golfi të zotërojnë më shumë se gjysma e njerëzimit”!


Oxfam njofton edhe për raportet e pagave duke thënë se paga mesatare e një drejtori ekzekutiv të një kompanie në Britaninë e Madhe është 129 herë më e lartë se e punëtorit mesatar. Dhe, është ekuivalente me pagën e 10,000 vetëve që punojnë në fabrikat e veshjeve në Bangladesh.

“Është e turpshme që kaq shumë pasuri gjendet në duart e një grupi të vogël, kur një ndër 10 vetë mbijetojnë me më pak se dy dollarë (1.88 euro) në ditë”, ka thënë Winnie Byanyima, drejtor ekzekutiv i Oxfam International.

Të dhëna të reja dhe më të mira në shpërndarjen e pasurisë botërore, veçanërisht në Indi dhe Kinë, tregojnë se të varfrit kanë më pak pasuri sesa mendohej më parë.

Oxfam u bëri thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë të përmirësojnë bashkëpunimin për të parandaluar shmangien e taksave dhe për të inkurajuar kompanitë që të marrin masa për të mirën e personelit, si dhe aksionerët. Ajo bëri thirrje për taksat e pasurisë që të financojnë shëndetësinë, arsimin dhe krijimin e vendeve të punës. Oxfam sheh gjithashtu se ka mundësi për të përmirësuar gjendjen e grave, ndaj u bëri thirrje biznesmenëve të paguajnë detyrimet e pagës për jetesë, si dhe të paguajnë pjesën e tyre të taksave.

“Korrupsioni dhe nepotizmi kanë shtrembëruar tregjet”, thekson Oxfam. “Së bashku ne kemi nevojë të krijojmë një qëllim të njëjtë, një ekonomi me qëllimin kryesor që të përfitojnë 99 për qind e jo një për qind”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Kalo në kategori