Barack Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë si diçka e re në historinë e Amerikës.
Nuk u zgjodh në bazë eksperience, as për rolin e tij si kreu i ndonjë partie apo lëvizjeje. Nuk kishte qenë as guvernator, as gjeneral e as ligjvënës veteran. Nuk u bë president aksidentalisht, sepse parardhësi i tij vdiq papritur në detyrë.
Obama u zgjodh thjesht për atë që ishte, për mesazhin e tij, për njeriun dhe për atë që simbolizonte. Në 48 muaj të shkurtër, ai u ngrit nga hiçi i një legjislature shtetërore, duke u shndërruar në të parin demokrat që fitonte prej më shumë se 3 dekadash mbi gjysmën e votave popullore, shkruan “the Time”.
Lajmësi dhe mesazhi ishin të pandashëm. Obama e ofroi veten si “prova A” në rastin e shpresës dhe ndryshimit. Ai ishte pasqyra, ku miliona vetë panë t’iu reflektoheshin ideale si toleranca, bashkëpunimi, barazia, drejtësia, transmeton Top Channel.
Pas dy mandatesh mavijosëse dhe një kohe të trazuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, me periudhën e krizës ekonomike dhe rrëmujat gjeopolitike, vështirë të kujtosh tani përse kandidati i ri e gozhdoi botën nga fakti i thjeshtë i të qenit Obama.
Në njëfarë mënyrë, pozicioni më i lartësuar në Amerikë e gjen mënyrën për t’i përulur mbajtësit e tij. Obama e lë Zyrën Ovale më njerëzor nga sa ishte kur hyri atje: largohet si vdekatar i thjeshtë dhe prova më e mirë janë flokët e bardhë.
Kur mori detyrën në mesin e një ngërçi të ekonomisë, mbi supe iu ngjesh edhe barra masive federale e nevojës për investime rekord në nisma arsimore, studimin e mjedisit, modernizimit industrial dhe më e famshmja nga të gjitha, reformës në shëndetësi.
Riorientimi që u bëri politikave të jashtme shqetësoi shumë eksperte dhe rezultatet mund të kërkojnë vite të tëra që të kuptohen siç duhet. Por përpjekjet e tij nuk mund të quhen të vogla.
Trashëgimia e Obamës në fakt, për revistën prestigjioze është më e madhe dhe më e qenësishme nga sa i ka lejuar ai vet që ta pohojë përgjatë të gjithë qëndrimit në këtë post. Kandidati i njohur për fjalimet energjike u mundua shumë t’i tregonte publikut çfarë po bënte dhe përse po e bënte, por shpesh u shkurajua nga reagimi që mori.
Pavarësisht gjithçkaje, Obama nuk arriti dot ta ndryshonte natyrën e vet politikës, thotë revista prestigjioze. Ironia është se arriti më shumë se pjesa dërrmuese e presidentëve, ama gjatë qeverisjes së tij, miliona amerikanëve nuk iu shqit bindja se Uashingtoni nuk bën asgjë siç duhet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ukraina goditi një nga rafineritë më moderne ruse
Erdogan ultimatum separatistëve kurdë në Siri: Dorëzohuni ose do t’iu fshijmë ‘nga faqja e dheut’
Zuckerberg: Biden na bënte presion që të mos publikojmë lajme rreth efekteve anësore të vaksinave kundër COVID-19
Çfarë do të thotë nocioni zjarri është nën kontroll?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali