Pas një kalvari të gjatë ligjor, ish-bosi i drogës Joaquin Guzman është ekstraduar drejt shteteve të bashkuara të Amerikës.
Për mediat lajmi u konfirmua nga Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, i cili tha se nën masa të rrepta sigurie Guzman u nis me një avion drejt SHBA-ve pa specifikuar se ku do të mbërrijë.
I njohur me nofkën ‘El Chapo’, Guzman ishte dikur lideri i Sinaloa, një prej karteleve më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë. Veç famës që fitoi prej këtij biznesi, Guzman u bë edhe më i njohur, pasi u arrestua dy herë nga autoritetet meksikane dhe të dyja herët mundi që të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu.
Pas arrestimit të tretë, SHBA nguli këmbë për ekstradimin e tij dhe duket se Meksika ka qenë mëse e lumtur t’ia plotësojë këtë dëshirë duke hequr një peshë mjaft të sikletshme nga vetja.
Janë disa shtete amerikane mes të cilave Arizona, Kalifonia dhe Teksasi që kanë ngritur akuza kriminale ndaj El Chapos, përfshirë trafik droge dhe vrasje, diçka që e bën të paqartë se ku do të zhvillohet gjyqi i tij. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251