LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Westbrook dhe Durant flasin me njëri-tjetrin pas gjysmë viti (Video)

Momenti kur Westbrook dhe Durant flasin me njëri-tjetrin pas gjysmë viti (Video)

Pas më shumë se gjysmë viti, duket se shokët e vjetër Russell Westbrook dhe Kevin Durant po përmirësojnë marrëdhënien e tyre.

Durant dhe Westbrook i prishën relacionet e tyre kur Durant vendosi të lë shokun e tij të zemrës për të kaluar te Golden State Warriors në kërkim të një titulli të kampioni.


Një herë fituesi i MVP, Durant, ka treguar se Westbrook nuk ka dashur të flasë me të pasi e njoftoi se do të lë Oklahoman për Golden Staten, pasi të dy dështuan të mposhtin klubin nga Bay Area në maj të vitit të kaluar në finale të play offit të konferencës perëndimore.

VIDEO: Zaza Pachulia e hedh për toke Westbrookun, e shikon me injorancë
Lexo po ashtu VIDEO: Zaza Pachulia e hedh për toke Westbrookun, e shikon me injorancë

Dhe pasi përplasja e tyre e parë muaj më parë kaloi pa asnjë fjalë të ndërruar me njëri-tjetrin, Durant dhe Westbrook janë parë duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër mjaf të tensionuar në pjesën e dytë të duelit të zhvilluar mbrëmë në Oracle Arena.

Ata shkëmbyen disa fjalë, kurse bisedën në disponim më të mirë e la Westbrook.

I fundit, megjithatë, buzëqeshi Kevin Durant ekipi i të cilit triumfoi 120 – 101 me 40 pikë të tij.

Mbetet të shihet se si do të pritet Durant kur do të kthehet pas më shumë se gjysmë viti në Oklahoma më 11 shkurt, aty ku Westbrook dhe një publik i zjarrtë e pret pas “tradhtisë” që ai i bëri ish ekipit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori