LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen emrat e xhihadistëve kosovarë që po braktisin ISIS-in! (Dokumente)

Zbulohen emrat e xhihadistëve kosovarë që po braktisin ISIS-in! (Dokumente)

Ushtria irakene ka gjetur dokumente të harruara nga ISIS, ku zbulohen emrat e dezertorëve, mes tyre edhe disa shqiptarë.

Dokumenti është publikuar sot në mediat e Irakut.


Aty zbulohen emrat e gjithë luftëtarëve të huaj, por edhe të atyre që kanë dezertuar.

Dezertorët përshkruhen me fjalët “luftëtarë që kanë thyer rregullat dhe disiplinën e brendshme”.

Një prej emrave të përmendur është “Abu Musa Kosova”, lindur në vitin 1992.

Ende nuk janë publikuar listat e plota të dezertorëve për të kuptuar se sa kanë qenë nga vendet e Ballkanit.

Mes dezertorëve ka edhe xhihadistë francezë apo vende të tjera të Europës perëndimore. /Tema/