Skandaloze, sekuestrohen medikamente në tualetin e një auto-shkolle në Ferizaj (Foto)
Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me njësit Policore në rajonin e Ferizajt kanë ushtruar disa bastisje ku edhe kanë gjetur sasi të konsiderueshme të barnave të cilat janë futur ilegalisht në Kosovë.
Në rastin e parë, aksioni ka filluar me kontrollimin e tri barnatoreve si dhe një poliklinike. Gjatë kontrollit në barnatore nuk janë hasur parregullsi në aspektin e taksave derisa në podrumin e poliklinikës janë hasur sasi të konsiderueshme të barnave të cilat janë konfiskuar menjëherë.
Pas numërimit janë evidentuar 597 paketime barna disa me banderola të Serbisë, të gjitha barnat e gjetura janë konfiskuar.
Aksioni tjerët është zhvilluar në një lokacionin më saktësisht tek një subjekt i cili ka veprimtari kryesore të regjistruar si auto-shkollë ku ka pasur dyshime për kontrabandim dhe strehim të mallrave, respektivisht medikamente, raporton Telegrafi.
Gjatë kontrollit të këtij subjekti është gjetur një mini-depo e improvizuar për barna në tualetin e këtij lokali.
Pas numërimit të sasisë totali ishte 684 paketime me barna të kontrabanduara. Totali i këtyre aksioneve ishte 1281 paketime të zbuluara dhe të konfiskuara, në të dy rastet kompanitë janë gjobitur si dhe lëndët kanë vazhduar për hetime, derisa vlera e këtyre barnave kalon shumën prej 5000 eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'