Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK së, ka analizuar Projekt-buxhetin për vitin 2017, 2018 dhe 2019 në Projekt propozimin e qeverisë për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thekson se është vërejtur logjikë e njëjtë e anashkalimit dhe e konsideron si tallje për FSK –në.
AAK thekson se kjo logjikë e mbështetjes për mbijetesë financiare nga qeveria dhe larg shndërrimit të saj në Ushtri të Kosovës, është e papranueshme.
Sipas kësaj partie, fakti që në projeksionet buxhetore për tri vitet e ardhshme nuk ka rritje sasiore, që do të nënkuptonte edhe seriozitetin e qeverisë, që të ndajë mjete financiare të mjaftueshme për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve moderne ushtarake, kjo gjë nuk do të ndodhë me këto politika qeverisëse aktuale.
“Buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2017 është planifikuar të jetë, jo më i lartë se 48,687,209 euro, po ashtu edhe për vitin 2018, jo më i lartë se 48,558,962 euro, me një ulje të lehtë, njëherit as në vitin 2018 nuk do të ketë ndonjë rritje sasiore, përkundrazi do të ulet në 48,420,718 euro. Ndërsa shpenzimet kapitale për vitin 2017 janë planifikuar të jenë vetëm 17,18,000 euro”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Për dallim nga viti i kaluar, madje as pesë milionë euro më shumë që do të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës në buxhetin e vitit 2017, nuk do të jenë as për së afërmi të mjaftueshme për të plotësuar kapacitetet në pajisje dhe teknologji ushtarake.
Blerja e 76 automjete taktike 3 ose 4 tonësh, që janë paraparë t’i blejë Forca e Sigurisë dhe për këtë, në vitin 2017 i ka në dispozicion vetëm 3.5 milionë euro të tjera, mjete këto totalisht të pamjaftueshme.
Bazuar në këtë projektligj të buxhetit, as më vitin 2017, FSK nuk ka paraparë që të blejë helikopterë, pavarësisht statusit dhe misionit që i lejohet të pajiset me këtë fluturake ushtarake manovruese.
Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë mjetet të disponueshme për të arritur përmbushjen e këtyre kapaciteteve që të arrijë standard për të plotësuar këto kapacitetet në pajisje dhe teknologji ushtarake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës