Publicisti dhe analisti i njohur shqiptar, Fatos Lubonja thotë se çështja e trenit ruso-serb dhe arrestimi i gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, janë projekt nga persona që s’lidhen me politikat zyrtare.
Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka theksuar se treni me simbole kishtare mund të jetë i “dirigjuar” direkt nga shteti të cilin e udhëheq Vladimir Putin. Sipas tij, deklaratat nacionaliste dhe kërcënuese ndaj Kosovës, nga krerët e shtetit të Serbisë, duhet të merren më shumë seriozisht.
“E vështirë të përcaktosh a janë serioze si pjesë e një projekti apo janë ndoshta nga një pjesë njerëzish që s’lidhen me politikat zyrtare. Ndoshta me ndryshimet në Amerikë të zgjedhjes së Trumpi-t të çon me një fjalë edhe tek Rusia si një lloj provokimi që kërkon të rivendos një diçka të humbur, mirëpo janë gjëra për tu parë dhe duhet të kishte pas përgjigje më të qarta nga ana e serbëve. Përgjigjet kanë qenë jo shumë të mira dhe nuk janë distancuar nga deklaratat e Vuçiq dhe Nikoliq”, është shprehur ai.
Projekti Evropian
Më tej, Lubonja thotë se treni ruso-serb me mbishkrimin “Kosovo je Srbija” del të jetë kërcënim dhe i projektuar në mënyrën më të veçantë. “Fakti se vjen një tren i tillë me këto shenja të shkruara haptazi besojë se gjithsesi është një provokim që nuk flet mirë për situatën në Ballkan sidomos në kushte kur po shohim se ai quhet “Projekt Evropian””, është shprehur ai.
Megjithatë, Lubonja vlerëson se lënia e Ballkanit pa projektin evropian është shumë e rrezikshme për Shqipërinë dhe Kosovën. “Shqiptarët dhe kosovarët duhet t’ia vënë gishtin kokës në kuptimin e asaj se çfarë shteti kanë ndërtuar që të jenë të respektuar edhe nga shtetet e tjera dhe në këtë aspekt kemi shumë mungesa, pra, në situata të brishta mund të sakrifikohemi shumë më kollaj”, ka potencuar ai.
Arrestimi i Haradinajt
Analisti i njohur ka folur edhe për arrestimin e gjeneralit të UÇK-së, njëherësh kryetarin të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë. Ai thotë se nuk është krejtësisht i rastësishëm ky arrestim i njëri prej udhëheqësve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sikurse historia e trenit edhe kjo duhet të shihet në atë kontekst. Arrestim i cili ka ndodhur edhe më herët tjetër mund të ishte një gjë e rastësishme, mirëpo të shihet në këtë kontekst mendojë se është problem që Serbia e ka rritur peshën e vet ndërkombëtare. Ndërkohë, Kosova mendojë se kryesisht për faj të klasës politike kosovare nuk ka arritur të bëjë peshë ashtu siç duhet”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City