LAJMI I FUNDIT:

Çeku për trenin e Serbisë: Kam pasur frikë nga ballafaqimi i drejtpërdrejtë

Çeku për trenin e Serbisë: Kam pasur frikë nga ballafaqimi i drejtpërdrejtë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, ka deklaruar se dita e ndaljes së trenit, do të mbetet në mendjen e qytetarëve të Kosovës, si ditë e cila përfundoi me epilog të suksesshëm për Kosovën.

“Kjo ditë i dha leksion kundërshtarëve të pavarësisë se Kosova është shtet dhe di të reagojë në këso situata”, ka thënë Çeku në emisionin IMAZH, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas tij, një zhurmë e madhe në media për të ndalur trenin, do të kishte pasur me shumë vështirësi dhe qasja e tillë publike ka krijuar bindje tek serbët se treni do të vjen mirë.


“Unë besoja se treni nuk do të vinte këtu, edhe pse ka pasur heshtje, unë s’jam shqetësuar, pasi që kështu menaxhohet kriza. Unë kam pasur frikë nga ballafaqimi i drejtpërdrejtë. Ky tren i dha mesazhe Serbisë. Ai tren u nis për mesazhin ndaj Kosovës, se ky vend është Serbi, por ajo që ndodhi e dha mesazhin e qartë se Kosova nuk është Serbi, por shtet”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe Rusisë, si dhuruese e trenit, iu dha mesazhi i qartë se Kosova është shtet dhe nuk mund që të cenohet sovraniteti i saj.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, i cili ka qenë pjesëmarrës i luftës edhe në Kroaci ka thënë se serbët nuk dinë të mbrohen.

“Serbët gjithë kanë humbur. Ata nuk e kanë pritur këtu. Ata morën mesazh të qartë, edhe nga qytetarët e vet. Pra vet serbët po kritikojnë vet liderët e tyre. Edhe ata e kanë kuptuar se Kosova është humbur dhe nuk është Serbi”, ka thënë ai.

Çeku ka thënë se rrethanat e krijuara nga ndalimi i trenit është një tregues për Kosovën, se ajo di të menaxhojë.

Sa i përket deklaratave të presidentin serb, Nikoliq, për luftën e mundshme ndaj Kosovës, Çeku ka thënë se ato janë deklarata të kota, pasi që serbët i kanë humbur të gjitha betejat.

“Serbët kanë një qëllim që Kosovën ta paraqesin si shtet jo funksional, shtet me imazh jo të mirë. Kjo do të bënte që çështja e Kosovës, të jetë prapë në diskutime politike, ku do të ketë edhe biseda për shtete tjera të rajonit”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori