LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit

Hoxha: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit

Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare Com-Sult, që po mbahet në Vjenë, me moton “Thirrja e së ardhmes”, ku po merr pjese edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe është përqendruar në një nga kriteret kryesore për integrim- sundimin e ligjit.

Hoxha theksoi rëndësinë dhe gatishmërinë e  bashkëpunimi midis BE-së dhe Kosovës me qëllim të forcimit të pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit


“Ashtu siç Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave, po ashtu, ato janë vlera të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duke i promovuar, fuqizuar dhe sendërtuar ato”, theksoi Hoxha.

Ministrja përmendi progresin që ka shënuar Kosova deri më tani në luftën kundër krimit, duke theksuar se kjo luftë është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane.

Ndër të tjera, ajo theksoi edhe rëndësinë që ka sundimi efektiv i ligjit për ambientin e të bërit biznes, duke krijuar siguri më të madhe juridike për biznese vendore si dhe investitorët e huaj. /Telegrafi/