Provokimi dhe aventura e rrezikshme e Beogradit me trenin “rus”, që ishte nisur për Kosovë me ikonografi provokative, e që u zmbraps në kufi, ka nxitur edhe reagimet e mediave serbe.
Gazeta beogradase “Blic”, duke e konsideruar të rrezikshëm veprimin e pushtetit serb, në ballinën e saj ka nxjerr kryetitullin “Veç luftë të mos ketë”, transmeton Telegrafi.
Kjo gazetë, duke iu referuar provokimit me trenin serb, ka shkruar se tani në Serbi “duhen koka të ftohta pasi vetëm një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë”.
“Blic” ka nxjerr edhe deklaratën e presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic, i cili tha se Serbia do të çojë ushtarë në Kosovë nëse atje “vriten serbët”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251