Policia e Kosovës ka reaguar sot lidhur me deklarimet e zyrtarit serb Milovan Drecun-it të publikuara sot në disa portale të ndryshme, ku deklaron ndër të tjera se Njësiti i ROSU shërbehet me metoda terroriste dhe se vetë kjo njësi i ka vendosur eksplozivët dhe pastaj i ka krijuar videot.
Policia e Kosovës thekson se është institucion i zbatimit të ligjit dhe në mandatin e saj ligjor ka për mision ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, sigurinë e përgjithshme, ndër to duke përfshirë edhe kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të shtetit.
“Lidhur me rastin e paralajmërimit të qarkullimit të trenit nga Serbia për në Republikën e Kosovës (RKS) me datën 14.01.2017, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit operacional, për të garantuar rendin kushtetues, sigurinë e përgjithshme, në rastin konkret për parandalimin e qarkullimit të trenit ilegal për në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
“Siç e kemi sqaruar edhe më parë, po e ritheksojmë dhe sqarojmë se referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit të trenit, ka pasur deklarime dhe publikime të informacioneve të ndryshme në portalet dhe mediumet serbe, se është vendosur mjet shpërthyes (është minuar hekurudha) në territorin e RKS-së, ku për këtë Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saja relevante policore, duke përfshirë edhe mjetet dhe pajisjet logjistike, ka ndërmarrë veprimet e saja, me qëllim të identifikimit dhe sqarimit të rrethanave të krijuara, mirëpo nuk ka hasur në asnjë mjet shpërthyes në dhe përgjatë hekurudhës në territorin e RKS-së”.
“Policia e Kosovës edhe një herë demanton fuqishëm deklaratën e Milovan Drecun dhe të gjitha deklarimet e zyrtarëve politikë serbë, të cilat kanë deklaruar dhe publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjet shpërthyes, me qëllim të parandalimit të futjes së trenit në Kosovë, deklarata këto të cilësuara si dezinformuese dhe të pavërteta. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese. Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret nga z. Drecun dhe disa mediume serbe”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare