Boshatiset pika turistike Kodra e Diellit në Tetovë. Mungesa e borës dhe mos angazhimi i institucioneve për ta shndërruar Kodrën e Diellit në qendër të vërtetë turistike gjatë sezonit të dimrit, ka bërë që Turistët nga vendi por edhe ata nga Kosova e Shqipëria, të marrin valixhet dhe të largohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Po kësaj radhe jemi pak të zhgënjyer por edhe koha e ka bë të veten më duket, borë nuk ka boll, sa iu përket ski liftave është dashur të punojnë por për interesat apo leverditë e tyre nuk janë lëshuar. Kjo është arsyeja që shkojmë sepse të ngjitemi në këmbë është problem edhe për neve edhe për fëmijët” –shprehet një turiste nga Kosova.
”Për dallim nga vitet tjera shoh një mangësi sa i përket përdorimit të ski liftave që është kryesorja, teleferikët qoftë Shën Ilia apo Celipashina por edhe stazat vendet e skijimit që tashmë do duhej të ishin gati për të pritur turistët. Mungesa e këtyre faciliteteve turistike të një resorti dimëror bën që klientët të mërziten dhe na detyron që edhe me sforco shumë të madhe të shkojmë drejt pikave tjera turistike” – shprehet një tjetër nga Shqipëria.
Situata e tillë më së shumti dëmton sektorin e hotelierizmit. Turistët bëjnë prenotime për një ose dy javë, por pasi të mbërrijnë në Kodrën e Diellit, kthehen mbrapsht pas një nate.
”Këtu për momentin ndodhin gjëra të çuditshme mysafirët ikin, zbrazet, vinë për një natë dhe ikin. Mungesa e ski liftave që nuk punojnë është evidente, mysafirët janë shumë të pakënaqur. Hotelt tjera janë shumë keq” – tha Hashim Hasani, hotelier.
Profesori Izet Zeqiri thotë se krijimi i kësaj situate synon shkatërrimin e kësaj pike turistike.
”Tendencat janë evidente, para tre vitesh filloi investimi për borën artificiale dhe dështoi, vet fakti që në kodër të diellit nuk u realizua ky investim ndërsa në Mavrovë investohet në prodhim të borës artificiale dhe krijohen kushte më të mira, ajo flet për një diskriminim” – deklaroi profesori Izet Zeqiri.
Përgjegjësit për këtë pikë turistike edhe pse të kontaktuar disa herë nga ALSAT nuk kanë dhënë kurrfarë arsyesh për mungesën e investimeve në Kodrën e Diellit, e cila çdo dimër vizitohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës