LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Me Serbinë asnjëherë nuk kemi biseduar për transportin hekurudhor

Tahiri: Me Serbinë asnjëherë nuk kemi biseduar për transportin hekurudhor

Një tren i sponsorizuar nga Qeveria e Serbisë, që pritet të hyjë në territorin e Kosovës, pa leje nga institucionet e Prishtinës zyrtare, ka marrë vëmendjen e madhe të opinionit, përderisa reagimet e Qeverisë janë gati të padukshme në raport me këtë që po ndodh sot në pjesën veriore të Kosovës.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e kontaktuar nga KosovaPress ka thënë se tema e transportit hekurudhor nuk ka qenë pjese e dialogut të Brukselit.

“Për këtë çështje drejtojuni zyrës së kryeministrit, ministrit të Infrastrukturës dhe Autoritetit Rregullator për Hekurudhat. Unë kam kërkuar ndërhyrjen e BE-së për të ndalur Serbinë dhe destruksionet e saja ndaj Kosovës, përfshirë provokimin nga ky tren me simbolika ultra-nacionaliste, në emër të ruajtjes së paqes e stabilitetit dhe parimeve të dialogut për fqinjësi të mirë. Prandaj duke qenë se nuk ka qenë temë në dialog, mendoj se duhet të kontaktoni institucionet kompetente për këtë fushë”, tha Tahiri.


Ministrja i ka thënë KosovaPress-it se për këtë çështje i ka shkruar edhe BE-së dje ndërsa ka qenë në kontakte të vazhdueshme me ministrinë e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili është duke u angazhuar për këtë çështje.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori