Shtyrja e ndërtimit të termocentralit të ri “ Kosova e Re”, projekt i nisur për afro një dekadë, vazhdon ta mbajë në funksion termocentralin “Kosova A”, që është cilësuar si ndotësi më i madh i mjedisit.
Termocentrali, për shkak të vjetërsisë dhe pamundësisë për t’ia ulur nivelin e ndotjes, ishte përfshirë në prioritetet e institucioneve për mbyllje në fund të këtij viti.
Ky ishte zotimi i Qeverisë së Kosovës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë së Vjenës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të zbatimit të standardeve të Bashkimit Evropian në emetimin e gazrave.
Termocentrali “Kosova A” përbëhet nga pesë blloqe. Blloku i parë, A-1, ka hyrë në fuqi në vitin 1962 kurse blloku A-5 në vitin 1975 . Si pasojë e vjetërsisë, dy blloqe nuk funksionojnë.
Por, pavarësisht kësaj, nga ky termocentral me energji elektrike varen 35 për qind e konsumatorëve.
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet përgjegjëse janë vonuar në realizimin eprojektit“Kosova e Re”, që sipas tij, është dashur të ketë përfunduar tani.
“‘Kosova A’mbulon 35 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike. Me strategjinë e re dhe me qasjen e re që kemi në politikat energjetike, ‘Kosova A’ do të jetë në funksion deri sa të hyjnë njësitë e para gjeneruese nga termocentrali ‘Kosova e Re’. Në kuadër të kësaj, Qeveria e Kosovës do të marrë vendimin më meritor karshi situatës dhe politikës së përgjithshme afat gjate”, thotë Gjuka.
Në Strategjinë e Energjisë në Republikën e Kosovës për vitet 2016- 2025, përmendet vazhdimi i punës së termocentralit “Kosova A” deri në hyrjen në punë të termocentralit “Kosova e Re”.
Institucionet kompetente në Prishtinë nuk kanë arritur të japin ndonjë përgjigje se kur mund të fillojë ndërtimi i termocentralit “ Kosova e Re”, megjithëse zyrtarë qeveritarë, patën thënë se deri në fund të vitit 2016 do të fillojë të zbatohet ky projekt energjetik.
Ofertuesi i përzgjedhur për ndërtimin e këtij termocentrali është kompania “Contour Global”, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekspertë të mjedisit ndërkaq thonë se termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës, janë shumë të vjetra dhe njëherësh ndotësit më të mëdhenj.
Agron Bektashi, nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), thotë se pikërisht termocentrali “Kosova A” ndikon në ndotjen e mjedisit.
“Posaçërisht termocentrali i parë ‘Kosova A’. Madje, sipas të gjitha normave ndërkombëtare, jetëgjatësia e një termocentrali është 40 vjet, kurse ky termocentral ka hyrë në decenien e pestë dhe pa dyshim se për shkak të teknologjisë se stërvjetruar, është koha që të ndalojë prodhimin”, konsideron Bektashi.
Por, drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, shprehet se që nga viti 2013, të gjithë shkaktarët e ndotjes në termocentralin “Kosova A’ janë eliminuar.
“Në vitin 2013 janë përmbyllur, apo janë eliminuar të gjithë shkaktarët kryesorë që kanë shkaktuar ndotje. Investimet vetëm nga të hyrat apo buxheti i KEK-ut, kanë mbërri shifrën 57 milionë euro dhe ato janë fokusuar në vendosjen e elektro-filtrave të rinj në blloqet 3, 4 dhe 5 të termocentralit ‘Kosova A’ “, deklaron Gjuka.
Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, disa herë kanë thënë se ky termocentral duhet të mbyllet, pavarësisht investimeve që janë bërë dhe mbyllja e tij, nuk mund të lidhet më ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City