LAJMI I FUNDIT:

Revizioni shtetëror në Maqedoni duhet të bëhet kategori kushtetuese (Video)

Revizioni shtetëror në Maqedoni duhet të bëhet kategori kushtetuese (Video)

Enti Shtetëror për Revizion ka opsione të vogla ligjore që raportet e tij të kenë përfundim ligjor. Sipas analizës së Qendrës për Analiza Ekonomike, parregullsitë që i zbulon Revizioni për keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe parregullsitë në funksionimin e institucioneve, shpesh përfundojnë vetëm në letër. Për këtë shkak, është e nevojshme që revizioni Shtetëror të bëhet kategori kushtetuese, që të rritet pavarësia e këtij institucioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Të zvogëlohen ndikimet e mundshme politike mbi Entin Shtetërore të Revizionit. Pjesa ligjore mund të nënkuptojë ndryshime dhe plotësime të caktuara me dhënien e funksioneve ekzekutive të Entit Shtetërore të Revizionit. Për shembull, përmes dispozitave ndëshkuese, kur do të rregullohej, cilët do të ishin sanksionet për ata që nuk do të veprojnë sipas rezultateve të Entit Shtetëror për Revizion në raportin paraprak” – deklaroi për Alsat-M, Marjan Nikollov, Qendra për Analiza Ekonomike.

Por, Entit Shtetëror për Revizion i nevojitet edhe pavarësi financiare, të ketë buxhet të pavarur të cilin do ta miratojë Kuvendi.


”Ekziston detyrim ligjor që Enti Shtetëror për Revizion t’i dorëzojë rezultatet në Prokurorinë Publik, Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Shtetëror për Anti-Korrupsion, por problemi është se nuk ka asnjë përgjigje nga këto institucione. Kjo mund të institucionalizohet sipas rregullativës së duhur ligjore” – tha Nikollov.

Vetëm vitin e kaluar, në më shumë raporte të revizioneve janë gjetur një numër i madh i parregullsive dhe keqpërdorimeve gjatë punës. Disa prej tyre, duke përfshirë edhe raportin e revizionit për shpenzimin e panevojshëm prej 400,000 euro nga Ministria e Arsimit, janë dorëzuar në Prokurorinë Publike. Por, Prokuroria e Marko Zvërlevskit tanimë disa muaj nuk ka përgjigje se ku është procedura dhe çfarë është përcaktuar.

Probleme gjatë punës janë hasur edhe në disa raporte të revizioneve nga departamenti i bujqësisë, më pas për Agjencinë për rrugë shtetërore, si dhe për Kuvendin e Maqedonisë. Por, deri më tani për asnjë nga këto deklarata nuk ka kurrfarë përgjegjësie për vërejtjet e bëra nga revizorët shtetëror./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

Politikë
Kalo në kategori