LAJMI I FUNDIT:

Digjet xhamia e Drenocit të Deçanit (Video)

Digjet xhamia e Drenocit të Deçanit (Video)

Është djegur xhamia e fshatit Drenoc të Deçanit, të premten rreth orës 21:00.

Djegien e xhamisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ende nuk mund të japë një version për atë se si zjarri ka kapluar xhaminë.


Banorët e fshatit kanë thënë se dyshimet e para ndërlidhen me rrymën. Po ashtu, njoftohet se në xhami ka qenë edhe një shporet me dru, i cili zakonisht ndizet të premteve. /Klan Kosova/