Dhjetëra fermerëve nga Komuna e Malishevës, u janë ndarë lopë qumështore, përkatësisht me nga 5 krerë lopë. Furnizimi i fermerëve me lopë qumështore, bëhet në kuadër të realizimit të projektit për përkrahjen e blegtorëve, dhe në kuadër të investimeve të përgjithshme në bujqësi.
Këta dhjetë fermer, paraprakisht janë ndihmuar nga komuna, në ndërtimin e stallave, ndërsa finalizimi i kësaj ndihme bëhet me furnizimin me lopë qumështore. Përmes kësaj ndihme, Komuna e Malishevës, synon shtimin e numrit të gjedhëve, rritjen e kapaciteteve për furnizimin e tregut me qumësht dhe produkte të qumështit dhe krijimin e vendeve të punës.
Në shpërndarjen e gjedhëve, mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët i kanë uruar fermerët përfitues të kësaj përkrahje nga ana e komunës. “Ti gëzoni dhe ta shtoni numrin e krerëve në stallat tuaja”, u tha nënkryetari Mazreku.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, ka thënë se “përkrahja për bujqësinë në përgjithësi dhe e blegtorisë në veçanti, do të vazhdoj të mbetet prioritet i Komunës së Malishevës, dhe investim në këtë drejtim do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2017”. Drejtori Hoxha, ka sqaruar se ndarja e lopëve, është bërë sipas numrave, përkatësisht numrave të regjistrit që posedojnë lopët dhe kjo ka qenë forma më transparente e ndarjes së krerëve të lopëve.
Po ashtu drejtori Hoxha, ka thënë se “të gjitha këto krerë, janë të mbarësuara dhe brenda pak kohësh, praktikisht numri i tyre do të dyfishohet nga pesëdhjetë, në njëqind krerë dhe ky është edhe synimi ynë, që përmes kësaj ndihme fermerët të kenë mundësi ti rrisin kapacitetet e tyre në stalla”, tha ai.
Përndryshe, furnizimi me lopë qumështore, është bërë në bashkëfinancim me fermerët, ku Komuna e Malishevës ka kontribuar me 70 për qind të shumës, përkatësisht me 72200 euro, ndërsa fermerët me 30 për qind të shumës.
Gjatë vitit 2017, sipas drejtorit Hoxha, do të ketë edhe investime tjera, si në fushën e blegtorisë, ashtu edhe fushat tjera të bujqësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa