LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Limaj nesër në gjykatë për rastin e Bellanicës

Fatmir Limaj nesër në gjykatë për rastin e Bellanicës

Nesër Fatmir Limaj do të dalë para Gjykatës Themelore të Gjakovës në aktakuzën për krime lufte që lidhet me dy vrasje të civilëve në Komunën e Malishevës.

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë nesër pritet të zhvillohet seanca fillestare e gjykimit të Fatmir Limajt për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 28 tetor të vitit 2016 ngriti aktakuzë ndaj Limajt lidhur me vrasjen e dy civilëve shqiptarë të Komunës së Malishevës gjatë luftës.


Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas Prokurorisë Speciale Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

“Drejtësia në Kosovë” në nëntor të vitit të kaluar shfaqi hulumtimin në dy vazhdime në të cilin familjarë të viktimave që u morën në Bellanicë në vitin 1998 treguan se si ndodhi ky rast.

Limaj në Emisionin “Drejtësia në Kosovë tha se tashmë është hetuar në lidhje me vrasjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Më 26 dhjetor 2016, KALLXO.com shkroi se Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar hetime të reja lidhur me këto vrasje, pas transmetimit të dy pjesëve të emisionit “Drejtësia në Kosovë”

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori