LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhja më e mirë për punëtorët dhe kompanitë: Orari javor të bëhet katër-ditësh

Zgjidhja më e mirë për punëtorët dhe kompanitë: Orari javor të bëhet katër-ditësh

A mendoni se aq më shumë që punoni, aq më shumë detyra kryeni? Fatkeqësisht, ky është vetëm një iluzion të cilin shumica e njerëzve e besojnë.

Sot, shumica e njerëzve punojnë 50, 60 dhe 70 orë në javë, duke i shndërruar tavolinat e punës në shtëpi të dyta, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, eksperimentet e shumta të kryera nga K. Anders Ericcson, një nga ekspertët më të mirë të psikologjisë së punës, kanë treguar se njerëzit mund të bëjnë vetëm 4 apo 5 orë punë produktive brenda dite. Pasi performanca e tyre ta ketë arritur kulmin, njerëzit vetëm fillojnë të ‘vuajnë’ në punë.


“Nëse jeni duke i nxitur njerëzit të punojnë më shumë se katër apo pesë orë në ditë – d.m.th më gjatë sesa që mund të përqendrohen – ju vetëm jeni duke i shtyrë ata të krijojnë shprehi të këqija. Më e keqja është se këto shprehi të këqija mund të ndikojnë edhe gjatë periudhës kur njerëzit janë normalisht produktivë”, tregon Ericsson.

Menaxherët të cilët e kishin shkurtuar orarin javor, kishin përfituar shumë nga kjo në aspektin e produktivitetit, mos largimit të punëtorëve nga puna, si dhe në lumturinë personale dhe profesionale.

Ryan Carson, drejtor i ‘Treehouse’, ka implementuar një orar javor 32-orësh qysh në vitin 2006. Prej atëherë punëtorët e tij janë bërë më të lumtur dhe më produktivë.

Sipas Carson, kompania sot është tejet e suksesshme, ku fitimet vjetore kapin shuma milionëshe, ndërsa punëtorët vijnë të lumtur çdo ditë në punë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kompaninë ‘Reusser Design’, të cilët punojnë vetëm katër ditë në javë. Themeluesi i kompanisë, Nate Reusser, thotë se edhe nëse punëtorët punojnë më gjatë të premten, performanca e tyre është shumë më e lart.

“Nuk keni ide sa shumë nxitojnë njerëzit për t’i përfunduar projektet para se të shkojnë në pushim tre-ditorë”, ka treguar Reusser.

Këto zbulime sugjerojnë se ndryshimi i orarit sjell përfitime enorme te punëtorët dhe kompanitë.

Në vitin 2008, gjatë krizës financiare të Amerikës, ish kryetari i Utah, John Huntsman, kishte implementuar një plan për ta riorganizuar orarin javor.

Përafërsisht 75 për qind e punëtorëve të shtetit kishin filluar të punojnë vetëm katër ditë në javë, por orari ditor kishte qenë 10 orë. Kjo zgjidhje, jo vetëm që kishte reduktuar kostot e nxehjes, ftohjes, rrymës etj., por edhe e kishte ngritur moralin e punëtorëve. Njerëzit e kishin shijuar ditën ekstra të pushimit dhe kishin qenë të kënaqur me këto ndryshime. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Shenjat që tregojnë se po punoni në një ambient toksik

Shenjat që tregojnë se po punoni në një ambient toksik

A e dini se...
Warren Buffett thotë se janë tri mënyra për t’u bërë i varfër: alkooli, zonjat dhe huamarrja

Warren Buffett thotë se janë tri mënyra për t’u bërë i varfër: alkooli, zonjat dhe huamarrja

Këshilla Lifestyle
Thuhet se sjell ters kur të ndërpret rrugën, por çfarë simbolizon macja e zezë në ëndërr?

Thuhet se sjell ters kur të ndërpret rrugën, por çfarë simbolizon macja e zezë në ëndërr?

Lifestyle
Afërdita në Dash po zgjedh romancën! Ja si do të ndikojë për secilën shenjë

Afërdita në Dash po zgjedh romancën! Ja si do të ndikojë për secilën shenjë

Astrologji
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Kalo në kategori