LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 15 punët që nuk kanë nevojë për përvojë

Këto janë 15 punët që nuk kanë nevojë për përvojë

Çdo herë mungesa e përvojës paraqet problem për punësimin e të rinjve, shumica e bizneseve kërkojnë njerëz që kanë një përvojë në punë të caktuara. Por ka punë që nuk u duhet eksperienca, shkruan Telegrafi.

Nëse keni mbaruar shkollën, kërkoni punë dhe ju mungon përvoja mos u demoralizoni. Këtu mund të gjeni 15 punët që nuk kanë nevojë për eksperiencë.

1. Shoferë dorëzimi


Të gjitha kompanitë kanë nevojë për shoferët e tyre të dorëzimit, qofshin ato kompani kombëtare, rajonale apo dhe lokale. Për aq kohë sa keni një patentë kjo është një punë mjaft e paguar.

2. Mbledhës faturash

Ekspertët parashikojnë një rritje me rreth 19 për qind në shkallën e punësimit për mbledhësit e faturave në 10 vitet e ardhshme, dhe shumica e këtyre pozicioneve kërkojnë vetëm një diplomë të shkollës së mesme. Kërkesat e punës përfshijnë në mënyrë efektive komunikimin në telefon dhe të kesh aftësi të mira të shërbimit ndaj klientit.

3. Punonjës në industrinë e riciklimit
Ju do të duhet të zgjoheni para fillimit të agimit për të filluar ditën tuaj të punës, por të paktën e keni pushim fundjavën. Kërkesat përfshijnë të qenit i aftë fizikisht, i aftë për heqjen sendeve të rënda, si dhe aftësinë për të ngarë një kamion plehrash.

4. Roje Sigurimi

Të punosh si një roje sigurimi do të thotë shumë më tepër se sa patrullimi nëpër qendra lokale për të rinjtë e padisiplinuar. Ju mund të punoni si një rojë mbrojtës për një ambasadë, si një transportuesi i parave të bankës apo edhe si një anëtar i ekipit të Sigurisë kombëtare në aeroport. Një diplomë e shkollës së mesme është e mjaftueshme për shumicën e këtyre vendeve të punës.

5. Barist

Ju nuk keni nevojë për një edukim formal për të punuar si një barist, por ju duhet të ndiqni një kurs baristësh.

6. Shofer autobusi për shkollat.

Ju duhet të keni durimin e një shenjtori në qoftë se doni të përcillni fëmijët për në shkollë çdo mëngjes. Përveç kësaj, ju keni nevojë për të qenë të pastër nga çdo vepër penale. Shoferët e autobusëve zakonisht punojnë dy herë në ditë, në mëngjes dhe pasdite, Dhe e kanë pushim çdo ditë që e kanë dhe nxënësit.

7. Agjent i pasurive të paluajtshme

Për të patur sukses të madh në këtë fushë duhen të paktën disa vite. Por lajmi i mirë është se kjo punë ka potencial të madh për të fituar para.

8. Punonjës i thjeshtë në industrinë nxjerrëse

Një diplomë e shkollës së mesme është zakonisht ajo çka nevojitet, nuk ka nevojë për përvojë të mëparshme. Këto kompani të sigurojnë një trajnim bazë për mënyrën që duhet të punoni.

9. Instalues Kabllori

Instaluesit e kabllorit kanë pagesë shumë të mirë dhe as në këtë punë nuk është e nevojshme përvoja e mëparshme e punës. Të jeni të komunikueshëm është një atribut shtesë që do ua lehtësojë punën.

10. Shofer kamioni me 18 rrota.

Pjesën më të madhe të kohës tuaj do t’ju duhet ta kaloni larg shtëpisë, por duke qenë një shofer kamioni ka shpërblimet e veta. Këto vende pune ofrojnë pagë të mirë dhe përfitime, dhe nuk nevojë për përvojë të mëparshme. Ju duhet të trajnoheni dhe të keni patentë për këto kamionë.

11. Asistent i Burimeve njerëzore

Këta asistentë mbajnë të dhënat dhe informacionet që kanë të bëjnë me punonjësit e një kompanie, dhe ndihmojnë menaxherin e burimeve njerëzore në aktivitete të tjera që përfshijnë kompaninë dhe punonjësit e saj. Shpesh një diplomë e shkollës së mesme është kërkesë vetme për këtë pozicion, edhe pse përvoja në shërbimin ndaj klientit dhe aftësitë e sekretarisë janë atribute shtesë për këtë pozicion.

12. Shpërndarës letrash në kazino

Kërkesat për të qenë një shpërndarës letrash në kazino përfshijnë aftësi të mira të shërbimit të klientit, dhe vëmendje në detaje. Nëse ke përvoja të mëparshme ne këtë pozicion punë është një përparësi për tu punësuar.

13. Shofer taksie

Kërkesat specifike për të qenë shofer taksie ndryshojnë nga shteti në shtet por përgjithësisht është e nevojshme të kesh disa vite eksperiencë në ngjarjen e makinës. Edhe pse orari është i gjatë dhe shpeshherë përfshin natën apo ditët festive është një profesion i mirëpaguar.

14. Punonjës biblioteke

Punonjësit e bibliotekës ndihmojnë klientët në hulumtimin e librave që ata kërkojnë si dhe merren me organizimin e materialeve, titujve etj. Aftësitë kompjuterike janë jetike për këtë punë por nuk është e nevojshme të keni përvoja të mëparshme.

15. Punonjës policie

Karriera policore mund të jetë shumë e vështirë, por edhe tepër e dobishme. Për këtë pozicion nevojitet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe nuk ka nevojë për përvoja të mëparshme sepse rekrutët dërgohen ne akademinë policore për t’u trajnuar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori