Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), për herë të parë ka publikuar katalogun ekonomik të prodhimeve bujqësore. Ky katalog përmban të dhëna për koston e prodhimit të disa prodhimeve bujqësore në Kosovë, gjë që i ndihmon fermerët në menaxhimin e fermave dhe ndërmarrjeve bujqësore.
Drejtori i Departamentit të Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore, Ekrem Gjokaj, ka bërë të ditur se ky katalog do të ndihmojë fermerët për një menaxhim më të mirë të fermës, duke ofruar informacion se me kultivimin e cilës kulturë apo me kombinimin e cilave kultura fermeri mund të arrij fitimin më të lartë.
”Duke marrë parasysh mbështetjen që është duke iu bërë sektorit të bujqësisë vitet e fundit e që është gjithnjë në rritje e sipër, një katalog i tillë do u ndihmojë fermerëve gjatë vendosjes se çfarë të investojnë. Duke marrë parasysh se qëllim kryesor i çdo biznesi është realizimi i fitimit, fermerët në mesin e shumë kulturave që përkrahen do të mund të orientohen në ato që janë më fitimprurëse dhe në këtë mënyrë të rrisin të ardhurat e tyre dhe të përmirësojnë mirëqenien e familjes së tyre”, ka thënë ai.
Drejtori Gjokaj, ka treguar se ky dokument do të jetë edhe si bazë për hartuesit e politikave dhe vendimmarrësve për sektorët me produktivitet dhe profitabilitet më të lartë, e po ashtu sipas tij ky dokument do të gjejë një përdorim të gjerë edhe tek hulumtuesit e rinjë, organizatat joqeveritare dhe kompanitë konsulente vendore e ndërkombëtare.
Këtu mund ta gjeni Katalogun Ekonomik të Prodhimeve Bujqësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa